Drita pëson humbje në Turku, Blakçori përjashtohet

Futboll

Drita pëson humbje në Turku, Blakçori përjashtohet

Nga: Kemajl Goca Më: 6 korrik 2022 Në ora: 18:54
Drita pëson humbje

Drita e Gjilanit e pafat, pëson humbje në 13 minutat e fundit të takimit në Turku.

Inter Turku ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj nënkampionit të Kosovës, Dritës, në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues të Conference League në futboll.

Pjesa e parë me rivalitet dhe një Dritë mjaft e mirë por jo edhe të shënojnë.

Image

Në pjesën e dytë, Ilir Blakçori në minutën e 75-të, ndëshkohet me karton të kuq pas të dy verdhëve.

Pas dy minutave, futbollisti Jussi Niska nga afërsia realizon për fitoren e Inter Turkut.  

Dritën e pret sprovë e vështirë e në takimin e kthimit në “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Inter Turku – Drita 1:0

Stadiumi "Veritas", Turku.
Shikues: 2000.
Gjyqtar: J. Petrik (Çekia).
Shënues: Niska (77’).
Kartona të verdhë: Tamminen - Baftiu, Simonovski, Blakçori e Broja.
Karton i kuq: Blakçori (pas dy të verdhëve).
Inter Turku: Riikonen, Niska, Ruxi, Ketting, Arciero, Forsell, Paananen (Arsalo 86’), Jyry, Haro (Lehtisalo 78’), Lepisto (Mastokangas 65’), Tamminen.
Drita: Maloku, Krasniqi, Limani, Balde, Blakçori, Namani (Jashari 65’), Broja, Muja (Selmani (65’), Baftiu (Tahiri 86’), Ajzeraj, Simonovski (Bardhoku 81’).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat