​Vijnë konfirmime të tjera mbi të ardhmen e Vedat Muriqit

Futboll

​Vijnë konfirmime të tjera mbi të ardhmen e Vedat Muriqit

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 08:13
Vedat Muriqi

Sulmuesi nga Kosova Vedat Muriqi shumë shpejtë do të bëhet me skuadër të re.

Shtatlarti nga Prizreni në sezonin e ri pritet të luajë për Club Brugge në Belgjikë pasi kjo skuadër raportohet se ka ofruar 11 milionë euro për shërbimet e tij.

Pas lajmeve të së mërkurës, sot vijnë konfirmime edhe nga gazetari i njohur Fabrizio Romano i cili raporton se Brugge po e mbyll marrëveshjen për Vedat Muriqin me Lazion. Sipas tij, tani po diskutohen detajet dhe dokumentet përfundimtare janë përgatitur në mënyrë që negociatat të përfundojnë së shpejti.

Sezonin e kaluar Muriqi luajti si i huazuar te Mallorca ku pati paraqitje shumë të mira, ndërsa tek Lazio u transferua nga gjiganti turk, Galatasaray.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat