Futsal Shkupi, mëson kundërshtarët në garat evropiane

Futboll

Futsal Shkupi, mëson kundërshtarët në garat evropiane

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 15:43
Futsal Shkupi

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti për fazën e grupeve në raundin eliminator dhe atë kryesor për edicionin e ri në Ligën e Kampionëve në futsal.

Si kampion i Maqedonisë së Veriut, dhe që është e në vendin e 21-të në renditjen e fundit të UEFA-së, Futsal Shkupi, në mënyrë direkte u gjet në shortin për raundin kryesor (Main Round) apo në mesin 32 skuadrave më të mira në Europë.

Në turneun që do të zhvillohet prej 25 deri më 30 tetor të këtij viti në Shkup, nën organizim të Fustal Shkupit, do të marrin pjesë:  kampionin e Çekisë, Chrudim, si dhe fituesit e grupit preliminar “G” (Tirana – Shqipëri, Diferdanzh – Luksemburg, APEOL – Qipro dhe Belfast United – Irlandë e Veriut) dhe Grupit preliminar “H” (Luçenec – Sllovaki, Blue Magic Dublin – Irlandë e Veriut, Kosmos Talin – Estoni dhe Cardiff – Uells).

Fituesi i këtij grupi, do të siguroj një vend në mesin e 16 ekipeve më të mira në Europë, apo “Elitte Round”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat