Laçi ndalet përballë malazezëve

Futboll

Laçi ndalet përballë malazezëve

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 22:27
Laçi ndalet përballë malazezëve

Skuadra e Laçit nuk ia ka dalë që të shfrytëzojë faktorin fushë dhe statusin e favoritit për të marrë një fitore në ndeshjen e parë ndaj malazezëve të Iskra në turin e parë të Ligës së Konferencës.

Në fakt, ekipi kurbinas ka dominuar ndeshjen, duke pasur kontrollin e topit dhe duke iu afruar shpesh zonës kundërshtare. Por sulmi nuk ishte në një ditë të mirë dhe Guindo, Akiniemi e Zarubica në pjesën e parë krijuan shumë pak raste për t’u shënuar.

Në të dytën, ekipi kurbinas ishte edhe më ngulmues dhe vetëm një vendim i gjyqtarit i mohoi penallti Akiniemit pas një faulli ndaj tij në zonë.

Më pas, erdhën disa raste të njëpasnjëshme para portës, por askush nuk arriti të përfitonte për të çuar sferën në rrjetë, me sfidën që u mbyll kësisoj pa gola, duke vështirësuar situatën e kurbinasve të cilët tashmë kualifikimin duhet ta kërkojnë në fushën kundërshtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat