Interi është në pritje

Futboll

Interi është në pritje

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 15:38
De Vraj

Milan Skriniar është menduar prej kohësh si “i sakrifikuari” i Interit në këtë afat kalimtar, me zikaltërit që kanë nevojë të arkëtojnë duke parë edhe situatën financiare të klubit.

Sidoqoftë situata e mungesës së një marrëveshje me Parisin dhe konsiderata që trajneri Simone Inzagi ka për lojtarin kanë shtyrë teknikun italian t’i propozojnë drejtuesve qëndrimin e sllovakut në skuadër dhe nxjerrjen në shitje të Stefan De Vraj dhe Denzel Dumfris.

Sipas raportimeve nga “Calciomercato.com”, Inzagi i ka përmendur drejtuesve rolin e Skriniar në mbrojtjen zikaltër dhe i ka garantuar atyre se do të jetë më e thjeshte të zëvendësohen largimet e De Vraj dhe Dumfris sesa një largim i mundshëm i 27-vjeçarit nga Milano.

Interi është në pritje për të parë sesi do të shkojnë tratativat me Parisin për të vendosur më parë se çfarë do të bëjë me të ardhmen e dy titullarëve holandez, për të cilët interesi kryesor vjen nga Premier Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat