Vllaznia nuk harron Plorin, i beson detyrën e re në klub!

Futboll

Vllaznia nuk harron Plorin, i beson detyrën e re në klub!

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 11:33
Vllaznia nuk harron Plorin, i beson detyrën e re në klub!

Më datë 15 maj, Vllaznia vendosi të mbyllte bashkëpunimin me trajnerin Elvis Plori për të emëruar në krye të skuadrës trajnerin Mirel Josa. Megjithatë, në klubin shkodran e bënë të qartë se 43-vjeçari do të vijonte të ishte pjesë e shkodranëve dhe së fundmi drejtuesit kanë zyrtarizuar edhe rolin e ri që do të mbulojë Plori.

Drejtuesit i kanë besuar Plorit rolin e trajnerit të skuadrës U21 (rol që do të nisë ta ushtrojë nga e mërkura e javës së ardhshme), ndërsa nga ana tjetër, tekniku do të kujdeset gjithashtu edhe për promovimin e talenteve të Akademisë.

Njoftimi i klubit të Vllaznisë:

KF Vllaznia bën të ditur se ka emëruar z. Elvis Plori në postin e trajnerit të ekipit U21. Njëkohësisht ai do të kryejë edhe detyrën e promovuesit të talenteve të Akademisë tonë.

Plori do të nisë punën me ekipin U21 nga e mërkura e ardhshme dhe ne i urojmë suksese në detyrën e tij të re!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat