Gjendje fizike e dobët apo një hile e belgëve?

Futboll

Gjendje fizike e dobët apo një hile e belgëve?

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 15:47
Muriqi

Vedat Muriqi kreu ditën e djeshme testet mjekësore në klubin e Brugge-t. Të gjithë prisnin që ky proces të kalonte pa problem dhe të hidhej firma në kontratë, por e kundërta ndodhi. Transferimi u ndal, teksa pala belge pretendoi për gjendje aspak të mirë fizike të “piratit”.

Diçka kjo që të ngjall çudi, duke marrë parasysh faktin se në gjysmën e dytë të sezonit Muriqi përjetoi një rilindje në karrierën e tij. Gjë që u reflektua edhe me gola në fushën e lojës. Por dyshimet shtohen më tepër për gjendjen e keqe fizike të sulmuesit shtatlartë, pasi Brugge kërkoi më pas një ndryshim të formulës së transferimit.

Nga 11 milionë euro për të blerë kartonin, e cila është edhe shifra më e lartë që kjo skuadër ka shpenzuar në historinë e saj, kampioni i Belgjikës kërkoi huazimin e Muriqit. Nisur nga kjo pretendimi për një formë fizike nën normë mund të jetë një hile e Club Brugge-t në mënyrë që të ulë kostot e transferimit të Vedat Muriqit.

Megjithatë kjo pistë ka pak ngjasa të pranohet nga Tare dhe Lotito.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat