Galliani nis kontaktet me super yllin

Futboll

Galliani nis kontaktet me super yllin

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 15:54
Galliani

Adriano Galliani nuk ka limite dhe po e konfirmon me fakte.

Ka kontaktuar të gjithë emrat e mëdhenj në merkato dhe mbrëmjen e kaluar duket se ka kontaktuar Luis Suarez.

Ish-drejtuesi i Milan-it ka bërë të qartë menjëherë se Monza nuk kërkon thjesht vetëm mbijetesën në Serinë A, por ta paktën vendin e dhjetë.

Dhe mbrëmjen e së premtes, sipas mediave italiane, mësohet t’i ketë paraqitur një ofertë ambiciose sulmuesit uruguaian, i cili ka mbatur pa ekip pas skadencës së kontratës së tij me Atletico Madrid.

Pistolero është në kërkim të një klubi me një projek ambicioz dhe në ditët e kaluara ka refuzuar ofertën e River Plate. Sigurisht që ka oferta të tjera, por nuk ia ka mbyllur derën Galliani-t.

Monza duket se është i gatshëm t’i ofrojë një rrogë deri në 5 milionë euro. Të shohim nëse Luis Suarez do ta pranojë sfidën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat