Të hënën zhvillohet takimi vendimtar

Futboll

Të hënën zhvillohet takimi vendimtar

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 20:20
Të hënën zhvillohet takimi vendimtar

Barcelona po punon që të kthehet aty ku duhet në La Liga dhe në Champions League pas disa sezonesh zhgënjyes në kampionat dhe Europë.

Pas përforcimeve me kosto zero Franck Kessie dhe Andreas Christensen, katalanasit po punojnë për t’u përforcuar akoma më shumë.

Në pritje për të zhbllokuar negociatat me Bayern Munich për Robert Leëandoëski-n, blaugranat mund të realizojnë një tjetër goditje të madhe të hënën.

Ylli i Leeds-it, në fakt, Raphinha është shumë afër Barcelona-s. Sipas asaj që ka shkruar Sport, klubi spanjoll i ka ofruar 55 milionë euro Leeds-it dhe duhet të mjaftojnë për të siguruar shërbimet e lojtarit.

E përditshmja katalanase ka shkruar se të hënë do të zhvillohet takimi vendimtar me futbollistin në Barcelonë dhe në këtë takim duhet të arrihet marrëveshja përfundimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat