Kante nuk udhëton me Chelsean për në Amerikë, kjo është arsyeja

Futboll

Kante nuk udhëton me Chelsean për në Amerikë, kjo është arsyeja

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 07:29
N’Golo Kante

Chelsea ka mbledhur tashëm të gjithë lojtarët për misionin e përgatitjes për sezonin 2022-23.

Përpara se të niseshin për në ShBA për të zhvilluar ndeshjet parasezonale, klubi konfirmoi që trajneri Tuchel nuk do të llogaris në Kante dhe Loftus-Cheek.

Kjo pasi, N’Golo Kante dhe Ruben Loftus-Cheek e kishin të pamundur udhëtimin për në ShBA për shkak të mos-vaksinimit kundër COVID-19, shkruan Marca.

Lista e lojtarëve të ftuar kryesohet nga Marcos Alonso dhe César Azpilicueta, lojtarë të cilët Barcelona i kërkon në merkato, pra trajneri i ka për sezonin e ri.

Një detaj i rëndësishëm në njoftimin e lojtarëve që do të udhëtojnë në SHBA ishte që Azpilicueta është shënuar si kapiten.

‘Blutë’ do të mbërrijnë në Los Anxhelos ku do të zhvillojnë një kamp të vogël për të rritur ritmin para ndeshjeve parasezonale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat