I barazojnë pagën me Ansu Fatin

Futboll

I barazojnë pagën me Ansu Fatin

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 12:35
I barazojnë pagën me Ansu Fatin

Ousmane Dembele është një hap larg të qenit sërish lojtar i Barcelonës.

Pas përfundimit të kontratës më 30 qershor dhe pasi asnjë nga alternativat e tjera që kishte përfaqësuesi i tij nuk ishte e pëlqyeshme mjaftueshëm, francezi mund të firmos sërish me katalanasit, megjithëse sipas raportimeve të medieve spanjolle marrëveshja pritet të mbyllet në ditët e para të javës që vjen.

Palët kanë nisur negociatat dhe kanë mbetur vetëm detajet përfundimtare që të ketë një marrëveshje.

Francezi ka pranuar propozimin e fundit të Barçës, ku pritet që të arrihet një marrëveshje për dy sezone, deri në qershor 2024 dhe një reduktim deri në 40% të pagës, duke e barazuar me Ansu Fati-n, i cili pritet të jetë një nga emrat kryesor të projektit të katalanasve.

Këmbëngulja e Xavi Hernandez për të pasur Dembele ka qenë kyçe në nisjen e negociatave mes palëve, pasi trajneri i Barçës e sheh francezin si krahun që i duhet për të qenë në gjendje të zhvillojë lojën e tij sulmuese dhe aq më tepër pasi ai doli të ishte një lojtar i rëndësishëm në gjysmën e dytë të sezonit që u mbyll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat