Deklarata që prish planet e Juventusit

Futboll

Deklarata që prish planet e Juventusit

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 13:27
Koulibaly

Napoli del hapur për Koulibaly. Nga grumbullimi i skuadrës në Dimaro kanë ardhur fjalë të rëndësishme nga drejtori sportiv, Giuntoli në lidhje me të ardhmen e qendërmbrojtësit senegalez, objektivi i madh i Juventus-it në rast të shitjes së De Ligt.

“Presidenti De Laurentiis i ka bërë një ofertë që është e pothuajse e pamundur të refuzohet, 6 milionë neto për pesë vite pa bonus dhe pa asgjë”, ka thënë Giuntoli.

“Janë 60 milionë euro bruto. Ndër të tjera edhe një e ardhme si drejtues sepse djaloshi na ka dhënë shumë dhe e ka merituar këtë ofertë të pabesueshme”.

Në lidhje me interesimin e Juventus-it për lojtarin: “Oferta e Juventus-it? Nuk ka ardhur asnjë ofertë zyrtare, por për mendimin tonë Kalidou nuk mund të shitet”.

Në lidhje me të ardhmen e  Fabian Ruiz e Mertens: “Me Fabian Ruiz kemi një marrëdhënie, po shikon përreth dhe presim që të na sjellë një ofertë. Ne duam ta mbajmë.

“Mertens? Nuk merrem unë personalisht, flasim gjithmonë me trajnerin, Dries ka një marrëdhënie të jashtëzakonshme me presidentin që i ka ofruar 2.5 milionë euro neto në sezon që nuk është pranuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat