Ekipi nga Luksemburgu mbërrin në Tiranë

Futboll

Ekipi nga Luksemburgu mbërrin në Tiranë

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 20:58
Ekipi nga Luksemburgu mbërrin në Tiranë

Dudelanzh ka mbërrit pasditen e sotme në tokën shqiptare. Pas disa orëve udhëtim, kampionët e Luksemburgur zbarkojnë në kryeqytet dy ditë përpara sfidës së kthimit në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Ekipi i Dudelanzhit ka shpërndarë në faqen zyrtare në “Facebook“ një video ku shfaqen lojtarët duke zbritur nga autobusi i skuadrës, për t’u akomoduar më pas në hotel.

“Mbërrijmë të sigurtë në Tiranë. Përpara Dudelanzh, ëndërro lart“, shkruhet në postimin e klubit luksemburgas.

Këta të fundit fituan ndeshjen e parë me shifrat 1-0, ndërsa në “Air Albania” do të luhet akti i dytë, ku do të vendoset se cili ekip kalon në turin e radhës së Ligës së Kampionëve. Por duket se te Dudelanzhi qëllimet i kanë të qarta dhe nuk duan ta ndërpresin këtu aventurën e tyre në kompeticionin më të lakmuar për klube..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat