Lëndohet ylli i Barcelonës, nuk dihet sa do të mungojë

Futboll

Lëndohet ylli i Barcelonës, nuk dihet sa do të mungojë

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 20:23
Ferran Torres

Ferran Torres ka pësuar një lëndim.

Ylli spanjoll i Barcelonës, Ferran Torres ka pësuar një lëndim dhe do t’i mungojë skuadrës për një kohë në fazën para-sezonale.

Siç shkruan faqja zyrtare e Barcelonës, Ferran ka një dëmtim në këmbën e djathtë.

Rikuperimi i tij do të përcaktohet përmes disponueshmërisë së tij për seancat e ardhshme stërvitore.

Ferran pritet të jetë një nga pikat kyçe në planet e Xavi Hernandez për sezonin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat