Bajrami në krye të Ulpianës 

Futboll

Bajrami në krye të Ulpianës 

Nga: K. G. Më: 12 korrik 2022 Në ora: 15:13
Bajrami në krye të Ulpianës 

Ulpiana e Lipjanit, me kryetarin e ri Jeton Gashi, është mobilizuar për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës, me synime që të rikthehen në elitën e futbollit.

Drejtuesit e kësaj skuadre emërojnë kryetrajnerun e ri.

“Emin Bajrami emërohet trajner i KF Ulpiana.

KF Ulpiana ka arritur marrëveshje me trajnerin Emin Bajrami dhe ndihmëstrajnerin Visar Bardhi.
Emin Bajrami në rolin e trajnerit ka qenë tek disa klube dhe është njohës i mirë i futbollit kosovar, i certifkuar në kategorinë Licenca A.

Visar Bardhi do të jetë ndihmëstrajner për edicionin e ri 2022/2023, rol të cilin e luajti edhe në dy edicionet e fundit.
KF Ulpiana ju dëshiron suksese shtabit teknik, njëkohësisht u uron shëndet dhe punë të mbarë”,
njofton faqja e klubit Ulpiana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat