Bayern lëviz me strategji

Futboll

Bayern lëviz me strategji

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 19:34
Bayern

Një nga telenovelat e mëdha të verës është ajo e Robert Lewandowskit drejt Barcelonës.

Sulmuesi po pret që të kalojë sa më shpejt në “Camp Nou”, por deri më tani ofertat e bëra nga katalanasit janë refuzuar nga Bayern Munich.

Vendimi për t’u larguar nga “Allianz Arena” nuk është pritur edhe shumë mirë nga tifozët, të cilët sipas mediave polake u raportua se sulmuesi ka marrë ofendime dhe kërcënime deri me vdekje.

Gjithsesi përpos kësaj, tashmë është e qartë se 33-vjeçari nuk dëshiron të jetë një bavarez për sezonin e ri dhe në këto kushte te Bayern po përdorin strategji.

Drejtuesit e klubit gjerman mendojnë që nga shitja e Lewandwoskit, paratë e fituara të sjellin Matthijs de Ligt në “Allianz Arena”, pasi Bayern kërkon jo më pak se 50 milionë eruo për lojtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat