Reali po mendon ta shesë Hazardin

Futboll

Reali po mendon ta shesë Hazardin

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 15:08
Reali po mendon ta shesë Hazardin

Real Madridi duket se e ka ndërruar mendjen dhe nuk dëshiron ta mbajë më Eden Hazardin.

Sipas portalit italian “Calciomercato”, “Los Blancos” duan t’i shkurtojnë harxhimet dhe humbjet dhe ta shesin gjatë kësaj vere yllin belg.

Ai ka premtuar se në edicionin 2022/23 do ta shohim Hazardin e vërtetë, por që nuk dihet nëse do t’i jepet kjo mundësi ish-futbollistit të Chelseat.

Në të kaluarën spekulohej se përfaqësuesi belg mund të kthehej në Premierligë, ku e donte pikërisht klubi londinez.

Mbetet të shihet nëse do të ketë lëvizje në ditët në vazhdim për ish-futbollistin e Lillet, i cili e kishte arritur kulmin e karrierës në Angli, ku ishte bërë njëri prej futbollistëve më të mirë në botë.

Fjalën e fundit do ta thotë trajneri Carlo Ancelotti, i cili do të tregojë nëse i nevojitet apo jo belgu në sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat