Nuk përfshihen nga emocioni, media në Malin e Zi:Laçi e meritoi, diferenca në cilësi

Futboll

Nuk përfshihen nga emocioni, media në Malin e Zi:Laçi e meritoi, diferenca në cilësi

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 10:28
Nuk përfshihen nga emocioni, media në Malin e Zi:Laçi e meritoi, diferenca në cilësi

Laci arriti që të kalonte në turin e dytë të Conference League pasi mundi Iskran me shifrat 0-1.

Goli i Mazrekajt vendosi historin e kësaj ndeshje, ndërsa në të parën ishte mbyllur në barazimin pa gola.

Ndërkohë pavarësisht faktit se bëhej fjalë vetëm për një gol diferencë, mediat në Malin e Zi kanë duartrokitur fituesin dhe nuk janë përfshirë nga emocionet.

“Laçi kaloi me meritë. Diferenca doli në pah tani në cilësi, ndryshe nga ndeshja e parë. E vërtetë që ekipi shqiptar nuk ishte në nivelin më të lartë, por ishin shumë më të mirë, më të pjekur dhe më të rrezikshëm se Iskra”, shkruhet te Vijesti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat