Lëndohet Armando Broja

Futboll

Lëndohet Armando Broja

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 10:57
Lëndohet Armando Broja

Armando Broja duket se është lënduar në stërvitje me Chelsean në parasezonin që po e zhvillojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sulmuesi shqiptar është parë me një gips mbrojtës më stadiumin ku po stërvitet ekipi anglez.

Ende nuk ka informacione se sa i rëndë mund të jetë ky lëndim.

Kujtojmë se Broja iu bashkua ekipit vetëm pak ditë më parë në stërvitjet parasezonale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat