Kastrioti afron dy futbollistë të talentuar

Futboll

Kastrioti afron dy futbollistë të talentuar

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 11:44
Kastrioti afron dy futbollistë të talentuar

Kastrioti afron dy futbollistë të talentuar!

Në ditën e hedhjes së shortit për Abbissnet Superioren, Kastrioti ka bërë dy goditje në merkato, duke afruar një mesfushor dhe një sulmues anësor, të cilët kanë bërë edhe prezantimin zyrtar me klubin krutan.

I pari është mesfushori 22-vjeçar Kevin Aliaj, i cili vjen nga Belgjika, aty ku është aktivizuar me ekipet e Union Saint-Gilloise, RWDM dhe White Stars Bruxelles, teksa në sezonin 2019-2020 ka qenë edhe pjesë e Bylisit.

Tjetri është 18-vjeçari Zajsar Arapi, i cili është rritur te Internacionali dhe vjen te krutanët pas një përvoje me Fc Nurenberg dhe Kickers Offenbach në Gjermani. Arapi luan si sulmues krahu dhe shihet si një element me mjaft perspektivë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat