Bardhezinjtë e Shpëtim Duros vazhdojnë të tregojnë forcën e tyre

Futboll

Bardhezinjtë e Shpëtim Duros vazhdojnë të tregojnë forcën e tyre

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 16:50
Bardhezinjtë e Shpëtim Duros

Laçi fitoi 0-1 në Podgoricë përballë Iskras dhe siguroi kualifikimin në raundin e dytë të Conference League, aty ku do të përballet me moldavët e Petrocub. Goli i kapitenit Mentor Mazrekaj vendosi sfidën e luajtur në Mal të Zi.

Bardhezinjtë e Shpëtim Duros vazhdojnë të tregojnë forcën e tyre në kompeticionet europiane. Sot u hodh shorti i sezonit 2022/2023 në Abissnet Superiore. Në Kurbin besojnë se sezoni i ri do të sjellë titullin kampion për herë të parë në histori.

Takimi i parë do të luhet në shtëpi përballë Teutës, por fokusi është te dueli ndaj Petrocub. Laçi e luan sfidën e parë në transfertë, ndërkohë që drejtori sportiv Naim Halili foli për SuperSport rreth suksesit të djeshëm, rivalit të ardhshëm dhe objektivave të nënkampionëve të Shqipërisë.

“Ne ndihemi shumë të lumtur, përfaqësojmë kampionatin shqiptar dhe ekipin tonë. Dje ekipi përqendroi forcat për të fituar. Fituam duke mposhtur edhe me lojë, humbëm edhe disa raste për shënim, por kjo ndodh në futboll.

Petrocub? Gjithmonë kemi ambicie për të shkuar sa më lart. Besoj se Laçi i ka gjithë mundësitë për të vazhduar më tej, ky kundërshtar është i kalueshëm, por duhet të jemi më shumë të përqendruar.

Titulli? Besoj se ky vit do të jetë sfidë, do të jetë sfidë për më lart. Nuk duhet të gabojmë, të jemi sa më konciz”, theksoi drejtuesi i klubit kurbinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat