Tottenham përforcon krahët e mbrojtjes

Futboll

Tottenham përforcon krahët e mbrojtjes

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 18:57
Tottenham përforcon krahët e mbrojtjes

Totenham Hotspur nuk njeh limite në merkato. Spurs kanë siguruar shërbimet e Djed Spence nga Middlesbrough, i cili do të bëhet nënshkrimi i gjashtë në merkaton verore për skuadrën e trajnerit Antonio Conte. Mbrojtësi i krahut të djathtë i është nënshtruar testeve mjekësore dhe klubi Londinez do të paguaj një  tarifë prej 12.5 milion euro, e cila shkon deri në 20 milion së bashku me bonuset.

21 vjeçari në sezonin e fundit luajti me Nottingham në Championship, pasi kishte kaluar në formën e huazimit 1 vjeçar. Lojtari shkëlqeu në sezonin e kaluar dhe menjëherë ra në sy me paraqitjet e zhvilluara.

Djed Spence në sezonin e fundit kontribuoi me tre gola dhe pesë asistime në të gjitha kompeticionet dhe Anglezi ndihmoi Nottingham për të arritur objektivin kryesor atë të Premier League.

Tottenham Hotspur po zhvillon përgatitjen e sezonit të ri në Korenë e Jugut dhe, Spurs kanë në programin disa miqësore që do të zhvillohen në përgatitjet përpara nisjes së sezonit të ri. Premier League do të nis së shpejti dhe ndeshja e parë për Tottenham është përball Southampton me datë 6 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat