PSG paguan 30 milionë euro për talentin e sulmit

Futboll

PSG paguan 30 milionë euro për talentin e sulmit

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 18:59
PSG paguan 30 milionë euro për talentin e sulmit

Paris Saint Germain ka arritur marrëveshjen e plotë për nënshkrimin e Hugo Ekitike nga Reims. Kampionët e Francës do të paguajnë 30 milion euro plus bonuse për sulmuesin 20 vjeçar.

Çdo gjë është mbyllur me suksese dhe në orën e ardhshmen Francezi do t’i nënshtrohet testeve mjekësore për t’u zyrtarizuar si lojtari më i ri i kampionëve të Francës.

Në garë së bashku me Parizienët ishte dhe Newcastle United, por pavarësisht se interesim për lojtarin kishin shfaqur që në janar nuk ja kanë dalë të bindin sulmuesin për ta transferuar në Premier League.

Dëshira e lojtarit ishte që të vazhdonte të jepte kontributin e tij në Ligue 1, dhe tashmë ai do të përfaqësojë fanellën e kampionëve të Francës.

Paris Saint Germain dhe Galtier kanë mbetur të mahnitur nga paraqitjet fantastike që zhvilloi 20 vjeçari në sezonin e fundit.

Hugo Ekitike me Reims, ekip ku luajnë edhe Arbër Zeneli e Valon Berisha, në sezonin 2021-2022 zhvilloi 24 paraqitje në Ligue 1, duke shënuar 10 gola dhe 3 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat