Hazardin do ta provojë duke luajtur më thellë...

Futboll

Hazardin do ta provojë duke luajtur më thellë...

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 11:32
Hazardin do ta provojë duke luajtur më thellë...

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka zbuluar se e ka një plan të ri për Eden Hazard-in.

Belgu prej kur zbriti në ‘Bernabeu’ assesi nuk arriti të tregojë formën e tij më të mirë që kishte tek Chelsea.

Madje, Hazard këtë verë është i lidhur me largimin nga Madridi, megjithatë, Ancelotti duket se dëshiron që edhe në sezonin e ri, ta ketë në skuadër yllin belg.

Ancelotti në kampionatin e ri, Hazardin do ta provojë duke luajtur më thellë në sulm, pozitë të cilën aktualisht e ka ‘pushtuar’ Karim Benzema.

“Ne nuk do të blejmë asnjë lojtar tjetër”, tha ai.

Një sulmues? Kemi shumë opsione për këtë pozicion. Karim Benzema është më i miri, por ne duhet të kuptojmë se do të jetë një sezon interesant për shkak të Kupës së Botës. Duke marrë parasysh cilësinë e Eden Hazard, mund të jetë e dobishme për ne ta testojmë në atë rol”, theksoi strategu italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat