Përjashton 5 lojtarë nga Barcelona

Futboll

Përjashton 5 lojtarë nga Barcelona

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 12:09
Përjashton 5 lojtarë nga Barcelona

Barcelona ka bërë zyrtarisht listën e të grumbulluarve për fazën përgatitore që do të kryejë në SHBA në prag të sezonit të ri futbollistik 2022/2023.

Xavi e ka nisur me “dorë të hekurt” teksa ka përjashtuar nga lista e skuadrës për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 5 futbollistë, Martin Brejthuejt, Oskar Mingeza, Samuel Umtiti, Neto dhe Riki Puig, që njihet si mik i ngushtë i Pikesë teksa e shoqëronte nëpër diskotekat e ndryshme në Barcelonë.

Barcelona deri tani ka zhvilluar dy miqësore ku ka barazuar ndaj spanjollëve të Olot me rezultatin 1-1 dhe ka fituar me rezultatin 2-3 ndaj autralianëve të A-Leagues All Stars.

Teksa në vijim katalanasit kanë në axhendë për të zhvilluar edhe 5 miqësore, më 20 korrik ndaj Inter Majemit, më 24 korrik “El Clasico”-n ndaj Realit të Madridit, më 27 korrik ndaj Juventusit, më 31 korrik ndaj Nju Jork Red Bull dhe më 7 gusht ndaj U.N.A.M Pumas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat