Mesfushori shqiptar, prej vitesh tenton që të gjejë një vend te skuadra e parë

Futboll

Mesfushori shqiptar, prej vitesh tenton që të gjejë një vend te skuadra e parë

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 12:25
Erdis Kraja

Erdis Kraja është një emër i dalë nga akademia e Atalantës, klub me të cilin është bashkuar në 2016-ën, pra kur ishte vetëm 16 vjeç.

Mesfushori shqiptar, prej vitesh tenton që të gjejë një vend te skuadra e parë e “zikaltërve”, megjithatë pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar duke luajtur në formë huazimi te Palermo, Grosseto dhe Lecco.

Ndërsa tashmë mediet italiane raportojnë se 22-vjeçari do të nxirret në shitje gjatë kësaj merkatoje, pasi ekipi i parë i Atalantës nuk ka hapësira për shqiptarin.

Interes për Krajën kanë shfaqur Triestina, Pescara dhe Reggiana, megjithatë këto klube janë të gatshme ta marrin në huazimi dhe jo ta blejnë mesfushorin, kartoni i të cilit kushton 225 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat