Çmenduri në Brazil; tifozi i Santos-it sulmon portierin kundërshtar

Futboll

Çmenduri në Brazil; tifozi i Santos-it sulmon portierin kundërshtar

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 12:49
Çmenduri në Brazil; tifozi i Santos-it sulmon portierin kundërshtar

Skena të çmendurisë së zakonshme në Brazil. Në përfundim të ndeshjes së dytë të xhiros së dytë të Kupës Kombëtare, në fakt një tifoz i Santos “pushtoi” fushën duke sulmuar portierin e Corinthians, Cassio.

Pas rezultatit të pastër 4-0 në ndeshjen e parë të Timaos, bardhezinjtë siguruan kalimin e turit. Megjithatë, në fund të lojës, një tifoz i vendasve u largua nga tribuna duke “pushtuar” fushën, vrapoi drejt portierit Cassio.

“Mbrojtësi ekstrem” 35-vjeçar sapo kishte marrë peshqirin dhe shishen nga porta dhe ishte rrugës për në dhomat e zhveshjes, kur shokët e tij e paralajmëruan për mësymjen e tifozit. Sigurimi tentoi të ndalonte “pushtuesin” e fushës para se ai të mbërrinte përballë portierit të Corinthians, por nuk ia doli.

Cassio, i fundit që e vuri re këtë fakt, tregoi burrin e vërtetë që është dhe e shmangu sulmin. Për fat të mirë ai mori vetëm një goditje në kyçin e këmbës. Më pas, agresori u ndoq menjëherë nga punonjësit e sigurisë u shtri përtokë për t’u neutralizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat