Luma: Objektivat janë që Prishtinës t’ia kthejmë lavdinë që e meriton

Futboll

Luma: Objektivat janë që Prishtinës t’ia kthejmë lavdinë që e meriton

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 14:00
Luma: Objektivat janë që Prishtinës t’ia kthejmë lavdinë që e meriton

Futbollisti i talentuar Korab Luma ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me FC Prishtinën.

17-vjeçari luan si mesfushor defanziv dhe vjen nga skuadra e Ulpianës së Lipjanit, me të cilën në edicionin e kaluar debutoi në Superligë.

Luma është zhvilluar si futbollist pikërisht te Ulpiana ku ka luajtur në të gjitha grupmoshat derisa më parë ka qenë pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës U-17.

Korabi është shprehur i lumtur që është bërë pjesë e Prishtinës teksa e ka dhënë edhe një prononcim për faqen zyrtare të klubit.

"FC Prishtina është më shumë se veç një skuadër futbolli, është pjesë e historisë së popullit tonë. Është kënaqësi për mua që mu dha mundësia të jem vazhdimësi e kësaj tradite. Është kënaqësi e përgjegjësi.

Objektivat janë që Prishtinës t’ia kthejmë lavdinë që e meriton, me bashkëlojtarët dhe me një trajner shembull siç është Ismet Munishi, besoj shumë që bashkë do t’ia arrijmë qëllimit, të jemi konkurrenti më serioz për titullin kampion.

 Do të punoj shumë, do të mundohem që me angazhim e punë te pandalshme ta bindi trajnerin që e meritoj vendin në ekip.

Tifozëve të Prishtinë e në veçanti “Plisave” u premtoj që do të luftoj deri në atomin e fundit, deri në limit për fitore në secilën ndeshje që do të aktivizohem{, thotë Luma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat