Afrim Tovërlani reagon ashpër: Nuk kemi nevojë për deklarata boshe patriotike! Ministri i sportit e kryeministri kanë këshilltar!

Futboll

Afrim Tovërlani reagon ashpër: Nuk kemi nevojë për deklarata boshe patriotike! Ministri i sportit e kryeministri kanë këshilltar!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 korrik 2022 Në ora: 15:22
Afrim Tovërlani

Trajneri më i trofeshëm në Kosovë, Afrim Tovërlani, ish futbollisti i mirënjohur, thotë se nuk ka nevojë për deklarata boshe e patriotike por për veprim!

Rasti i fundit skandaloz nga Serbia është që kombëtarja e Kosovës nuk u lejua të marrë pjesë në Kampionatin Evropian në pingpong, që po mbahet në Beograd.  

Tovërlani ka kërkuar që të veprohet me vepra e jo me deklarata boshe.

“Qysh a? S’kemi nevojë për deklarata boshe patriotike! Kem nevojë për veprime, ministri i sportit e kryeministri kanë këshilltar që duhet të iniciojnë veprime! 

Publiku i kupton veprimet jo llafet e kota ne mediume.

Nuk pijnë ujë me deklaratat ‘patriotike’ të individëve parazit! Vepra edhe pikë”, ka thënë Tovërlani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat