Xavit s’iu lejua fluturimi për në ShBA, shkaku i qëndrimit i tij në Iran

Futboll

Xavit s’iu lejua fluturimi për në ShBA, shkaku i qëndrimit i tij në Iran

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 18:50
Xavi

Trajneri i Barcelonës ka mbetur në Spanjë pasi që s’ka mundur të udhëtojë me pjesën tjetër të ekipit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo ndodhi për shkak të problemve administrative me dokumentacionin e tij, pasi ishte lojtar i Al Sadd në Iran dhe pasi një person ka qenë në këtë shtet, ai nuk mund të hyjë në ShBA pa leje të veçantë, shkruan Marca.

Gjatë pasdites së të premtes, ata u përpoqën ta zgjidhnin problemin, por kur mbërritën në aeroport, sistemi kompjuterik nuk e lejoi Xavin të kaloj tutje.

Problemi, sipas Marca, do të zgjidhet të hënën kur edhe Xavi do të niset për në ShBA për të mbërritur në seancën e fundit stervitore përpara ndeshjes me Miamin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat