Dyshimet...

Futboll

Dyshimet...

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 11:13
Kalidou Koulibaly

Kalidou Koulibaly është zyrtarisht futbollist i Chelsea me londinezët që kanë njoftuar blerjen e tij nga Napoli për 40 milionë euro.

Lëvizja e mbrojtësit senegalez në Angli u përmend nga ish-trajneri i tij te, Rafa Benitez, i cili shprehu dyshimet e tij nëse Koulibaly do të jetë në gjendje të performojë në Premier League, ashtu siç performoi në Serinë A.

“Sigurisht, ai është një shtesë shumë e mirë për Chelsean.

Por ka disa dobësi. Ai mund të humbasë përqendrimin e tij sepse është shumë i sigurt në vetvete. Megjithatë, ai ishte vendimtar te Napoli dhe ishte mbrojtësi më i mirë në Itali sezonin e kaluar.Këtë vit ai do të luajë për herë të parë në Premier League dhe mund të jetë i vlefshëm për Tuchel.

Ai duket si Rudiger. Në Itali bëri mirë sepse është shumë i shpejtë, por dyshoj nëse do të jetë aq vendimtar në një ligë si Premier League. Loja ajrore, për shembull, nuk është pika e tij e fortë, por në Itali mund t’ia dalësh pa të. Jo në Angli. Do të jetë interesante të shihet nëse ai do të zhvillohet duke luajtur në Premier League”, tha tekniku spanjoll..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat