Shkëndija i mësoi rivalët e mundshëm

Futboll

Shkëndija i mësoi rivalët e mundshëm

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 13:43
Shkëndija i mësoi rivalët e mundshëm

Valmiera e Letonisë do të jetë kundërshtari i radhës i Shkendijës në kualifikueset e Ligës së Konferencës. Tetovarët në xhiron e hapjes ishin më të suksesshëm se Ararat nga Armenia, duke e mposhtur në Shkup me 2-0, ndërsa në Erevan 2-2.

Sfida e radhës për kuqezinjtë do të jetë skuadra e Valmiera, kurse të hënën do të zbulojnë kundërshtarët e mundshëm për raundin e tretë. UEFA ka përcaktuar tashmë titujt dhe Shkendija është në mesin e bartësve.

Rivalët e mundshëm të Shkendijës:
Motherville (Skoci) – Sligo Rivers (Irlandë)
AIK Solna (Suedi) – Vorskla (Ukrainë)
Spartak Trnava (Sllovaki) – Newtown (Uells)
Breidablik (Islandë) – Buducnost (Mali i Zi)

Ndeshja e parë luhet në Letoni më 21 të këtij muaji, ndërsa ajo e kthimit në Shkup është caktuar për shtatë ditë më vonë.

Në këtë fazë të Ligës së Konferencave do të performojë edhe fituesja e Kupës Kombëtare, Makedonija GjP, e cila po përgatitet për dyluftimin me CSKA-në. Në rast triumfi, “luanët” do të kenë rolin e bartësve të shortit.

Rivalët e mundshëm të Makedonija GjP :

Lugano (Zvicër)
Aris Limassol (Qipro) – Nefchi Baku (Azerbajxhan)
Velez (BiH) – Hamrun Spartans (Maltë)
Racing Union Luksemburg (Luksemburg) – Cukaricki (Serbi)
Kairat (Kazakistan) – Kishvarda (Hungari)

Ndeshja e xhiros së dytë mes Makedonija GJP dhe CSKA Sofje është caktuar për 21 korrik në ora 17:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat