Afron ish-portierin e Egnatias

Futboll

Afron ish-portierin e Egnatias

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 17:14
Afron ish-portierin e Egnatias

Erzeni këtë sezon merr pjesë në elitën e futbollit shqiptar, Abissnet Superiore.

Shijakasit rikthehen pas 19-viteve dhe ndërkohë kanë nisur nga puna për të siguruar një pjesëmarrje dinjitoze teksa disa ditë më pare emëruan edhe trajnerin e ri, Xhevahir Kapllani.

Por, tashmë drejtuesit e Erzenit kanë nisur edhe merkaton e futbollistëve teksa burime për SuperSport mësojnë se shijakasit janë pranë konkretizimit të marrëveshjen me portierin Klevis Hasanbelli.

25-vjeçari është një lojtar i lirë duke qenë se përfundoi detyrimet ndaj Egnatias, pjesë e të cilëve ishte në sezonin e fundit. Pritet që tek shijakasit, Hasanbelli të fitoj mundësinë e më shumë minutave për të nxjerrë në pah kualitetin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat