Sociedadi i ka ofruar Kubos kontratë

Futboll

Sociedadi i ka ofruar Kubos kontratë

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 17:29
Sociedadi i ka ofruar Kubos kontratë

Real Sociedadi është edhe më afër transferimit të Takefusa Kubos.

Klubi spanjoll është i gatshëm t’ paguajë 6.5 milionë euro Real Madirdi për 50% të së drejtës së sulmuesit japonez.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, bisedimet mes palëve po përparojnë në mënyrë që marrëveshja të finalizohet së shpejti.

Real Sociedadi i ka ofruar Kubos kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.

21-vjeçari nënshkroi për Real Madridin në vitin 2019, por ai nuk ka arritur të bëjë asnjë paraqitje zyrtare për skuadrën e parë.

Kubo këtë periudhë e kaloi si i huazuar te Mallorca, Villarreali e Getafe.

Pasi ka përjetuar katër periudha huazimi, ish-sulmuesi i Tokyos do të largohet përfundimisht këtë verë nga Real Madridi me një marrëveshje të përhershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat