Propozimi është tundues

Futboll

Propozimi është tundues

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 17:30
Nabil Fekir

Para 1 sezoni, emri i tij ishte ne listen e shume top klubeve por duket se ajo hijeshi dhe interesim u prish nga nje sezon aspak i mire i fantazistit qe tashme duket se do te transferohet ne La Liga, aty ku dikur shkoi edhe nje tjeter yll i Lyon, Nabil Fekir.

Pikerisht Fekir mund te jete ne merkato dhe Milan e Roma jane te interesuara, por Betis kerkon jo me pak se 35 mln euro per kartonin e tij. Por, te kthehemi te emri ne fjale i artikullit.

Pikerisht Betis është afër nënshkrimit të Aouar nga Lyon. Betis do të paguajë një tarifë të pazbuluar dhe gjithashtu do të përfshijë William Carvalho në marrëveshje. Lojtari ka dhënë miratimin e tij për lëvizjen dhe agjentët tani po punojnë për të përfunduar marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur, raporton “Relevo”

Sipas Tuttomercato web, shifra duhet te jete 13 mln euro dhe kartoni i Carvalho. Ja si shkruan portali italian: “Betis rikthehet për të trokitur në derën e Lionit. Pas punësimit të Nabil Fekirit tre vjet më parë, klubi andaluzian do të kishte paraqitur një ofertë zyrtare për Houssem Aouar, mesfushorin francez me kontratë që skadon në vitin 2023.

Propozimi është tundues: 13 milionë plus një homolog, pikërisht William Carvalho, i cili pëlqehet nga klubi france. Sipas Footmercato, edhe Roma e kerkonte Aouar, por duket se ai ka bere zgjedhjen e tij”. Para 1 viti Juventusi ishte prane blerjes se tij por Lyon kerkoi 50 mln euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat