Kosovare Asllani shënon dhe asiston, Suedia poshtëron Portugalinë

Futboll

Kosovare Asllani shënon dhe asiston, Suedia poshtëron Portugalinë

Nga: Kemajl Goca Më: 17 korrik 2022 Në ora: 20:26
Asllani me numër 9

Suedia pa vështirësi e mposhti me rezultat 5:0 Portugalinë, në ndeshjen e fundit të Grupit C të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Angli.

Futbollistja Kosovare Asllani shënoi nga penalltia dhe asistoi, ku poshtëruan me lojë e rezultat portugezet.
Kosovare Asllani shkëlqeu teksa Suedia mposhti (5:0) Portugalinë në stadiumi Leigh Sports Village, për të përfunduar në krye të Grupit C dhe për të siguruar vendin e saj në çerekfinalen e Euro 2022.

Para fillimit të ndeshjes, Suedisë i nevojitej vetëm një pikë për të garantuar vendin e saj në fazën eliminatore të kompeticionit, por po kërkonte të përmirësonte rezultatin dhe për të kryesuar grupin, për të shmangur mundësinë e përballjes me Francën në raundin tjetër.

Suedia, është skuadra e renditur më lart në kompeticion, ishte e pamëshirshme që nga fillimi dhe në pushim shkoi me tre gola dallim, me dy gola të shënuar nga Angeldal dhe një autogol të  Costas.

Futbollistet Angeldal (21' e 45'), Costa (45+7'-autogol), Asllani (54') nga penalltia) dhe Blackstenius  (90+1'), shënuan për Suedinë.

Asllani asistoi në golin e dytë të Suedisë e cila përfundoi e para në grup me 7 pikë, duke lënë pas Holandën (7), Zvicrën (1) dhe Portugalinë (1).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat