Sahiti me Hajdukun fitojnë në Pulë

Futboll

Sahiti me Hajdukun fitojnë në Pulë

Nga: K. Goca Më: 17 korrik 2022 Në ora: 22:54
Pamje nga ndeshja

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti, me ekipin e njohur kroat, Hajujkun e Splitit, fitojnë me rezultat 2:0 ndaj Istra 1961 në Pulë.

Sahiti u aktivizua nga minuta e 70-të, duke u angazhuar deri në pikën e fundit. 

Melnjak në minutën e 43-të e Livaja në atë të 61-tën, shënuan për fitoren e madhe të Hajdukut.

Skuadra e Hajdukut shënon fitore më bindëse në javën e parë  të kampionatit kroat, duke udhëhequr kreun e renditjes me 3 pikë, pasojnë Dinamo 3, Osijeku 3, Rijeka 3, Sllaven Belupo 3 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat