Armando Broja së shpejti qartëson të ardhmen e tij

Futboll

Armando Broja së shpejti qartëson të ardhmen e tij

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 08:12
Armando Broja

Armando Broja duket se është mes dy rrugëve, të qëndrojë te Chelsea apo të largohet në këtë afat kalimtar.

Sulmuesi shqiptar tashmë po kërkohet me ngulm nga West Hami, por që ka edhe skuadra të tjera të interesuara për të.

Mirëpo, sipas asaj që raporton Adam Newson, Broja pritet që së shpejti të marrë vendim rreth të ardhmes së tij.

Thomas Tuchel pak ditë më parë bëri të ditur se ata nuk e kanë në plan ta shesin reprezentuesin e Shqipërisë dhe interesimet për të janë normale.

West Ham i ka ofruar Chelsea 30 milionë euro plus pesë milionë bonus, por që Blutë ende nuk kanë marrë vendim.

Broja shkëlqeu në huazim te Southamptoni edicionin e kaluar, por që mbetet të shihet nëse do të qëndrojë te skuadra londineze apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat