Tirana para sfidës me Zrinjskin

Futboll

Tirana para sfidës me Zrinjskin

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 11:01
Refik Halili

Në fund të stërvitjes së djeshme, në “Skënder Halili” ka mbërritur presidenti Refik Halili.

Numri një i klubit, pasi ka takuar stafin, ka diskutuar gjerë e gjatë zyrtarët e skuadrës.

Më pas ai ka zhvilluar një takim të gjatë me ekipin në fushën e lojës.

Halili foli për të motivuar skuadrën në prag të sfidës me Zrinjskin. Lojtarët kanë dëgjuar me vëmendje presidentin, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe premio në rast kualifikimi.

Nga ana tjetër, Halili ka folur gjatë me stafin bardheblu.

Ai ka dëgjuar të gjithë para një ndeshjeje kaq të rëndësishme. Tirana duhet të kualifikohet në turin e tretë.

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka ngelur i zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës në dy sfidat e Champions-it dhe kërkon që bardheblutë të tregojnë veten në fushën e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat