Jesus: Me Rrahmanin ia kalojmë mirë

Futboll

Jesus: Me Rrahmanin ia kalojmë mirë

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 12:30
Jesus: Me Rrahmanin ia kalojmë mirë

Futbollisti brazilian, së bashku me atë kosovar, do ta udhëheqin së bashku mbrojtjen napolitane në edicionin 2022/23 pas largimit të Kalidou Koulibalyt.

Dhe, 31 vjeçari beson se këtë do ta bëjë me sukses me përfaqësuesin e Kosovës, mbi të gjitha pas largimit të futbollistit afrikan, i cili së fundmi iu bashkua Chelseat.

“Koulibaly ishte për shumë vite në Serie A, e ka lënë një pjesë të historisë, por secili i bën zgjedhjet e tij.

Me Rrahmanin ia kalojmë mirë dhe do të jetë kështu me këdo që do të vijë. Edhe pa Koulibalyn, besoj se me Amirin do të bëjmë punë të mirë. Do ta japim maksimumin”, deklaroi Juan Jesus për “Radio Kiss Kiss”.

Rrahmani shihet si lider i ri i mbrojtjes së Napolit, ndërsa gjatë sezonit të kaluar ishte përshtatur mjaft mirë me Jesusin në zemër të mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat