Vllaznia zbulon orarin përfundimtar për blerjen e biletave

Futboll

Vllaznia zbulon orarin përfundimtar për blerjen e biletave

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 16:40
Vllaznia zbulon orarin përfundimtar për blerjen e biletave

Vllaznia ka njoftuar tifozët në lidhje me masat e sigurisë që klubi ka ndërmarrë për organizmin e ndeshjes kundër Universitatea Craiova-s. Shkodranët lajmërojnë përmes faqes zyrtare në “Facebook“ se shitja e biletave do të përfundojë të enjten në orën 17:00 dhe se të gjithë personat që kanë blerë një të tillë duhet të paraqiten në “Loro Boriçi“ të paktën dy orë përpara fillimit të sfidës. Gjithashtu kërkon nga qytetarët që të shmangin parkimin pranë ambienteve të stadiumit duke nisur që nga dita e nesërme.

“Në kuadrin e masave organizative për ndeshjen Vllaznia- Universitatea Craiova, KF Vllaznia ju bën të ditur se: -Shitja e biletave do të vazhdojë deri ditën e enjte në ora 17.00. Pas këtij orari, për arsye të marrjes së masave të sigurisë, nuk do ketë më shitje biletash, prandaj të gjithë të interesuarit që duan të jenë të pranishëm në këtë ndeshje, të nxitojnë për t’i blerë ato.

-Për shkak të kontrollit të thelluar që do të ushtrohet nga policia e shtetit dhe kompania e security, kërkojmë nga ana juaj që të jeni në stadium të paktën dy orë para fillimit të ndeshjes. Dyert e stadiumit do të hapen në orën 18:00.

-Në përputhje me rregulloret e UEFA-s dhe FIFA-s, për të eliminuar sjelljet e gabuara dhe incidentet e tifozëve, ju njoftojmë se për tifozët biletat janë vetëm me njër hyrje- dalje nga ambjentet e stadiumit.

-Kërkojmë nga ana e qytetarëve shkodranë që të marrin masat për të mos parkuar automjetet e tyre në perimetrin e stadiumit duke filluar nga dita e nesërme (e mërkurë) sepse për arsye sigurie, e gjithë zona rreth e qark stadiumit do të jetë pa automjete. Ju faleminderit!”, shkruhet në njoftimin e klubit Vllaznia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat