Rabiot nuk udhëton me Juven në SHBA

Futboll

Rabiot nuk udhëton me Juven në SHBA

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 11:29
Rabiot nuk udhëton me Juven në SHBA

Juventus do të udhëtojë këtë të enjte për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillojë fazën parapërgatitore, ku do të ndeshen në miqësore me kundërshtarë si Barcelona dhe Real Madrid.

Megjithatë Adrien Rabiot nuk do të jetë pjesë e grupit të “bardhezinjve” që do të shkojnë në Amerikë dhe këtë gjë e ka zbuluar vetë mesfushori francez përmes një “Insta-story”.

“Në dakordsi me klubin dhe për arsye personale unë do të qëndroj në Torino për të përfunduar përgatitjen time personale”-shkruan 27-vjeçari, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë zërat për një dëmtim të mundshëm.

Megjithëse lojtari nuk ka thënë në asnjë fjali se ky vendim lidhet me mundësinë e një transferimi, ky është dyshimi kryesor që lidhet me mungesën e Rabiot në turneun parapërgatitor.

Vlen të theksohet se interes të lartë për mesfushorin kanë shfaqur klube si Manchester United dhe Chelsea dhe nuk do ishte habi nëse francezi do tentonte të siguronte transferimin në Premier League gjatë kësaj periudhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat