Transferim rekord për Dortmundin

Futboll

Transferim rekord për Dortmundin

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 14:46
Transferim rekord për Dortmundin

Sebastian Haller u transferua te Dortmundi për një shifër rekord për klubin, me gjermanët që i paguan Ajaksit 31 milionë euro për kartonin e tij. Lajmi për diagnostikimin e tij me një tumor tronditi klubin i cili tani përveç shëndetit të lojtarit duhet të mendojë edhe për milionat e humbura.

Sipas raportimeve nga “Sport 1”, lojtari kishte ndjerë shqetësime që në periudhën e fundit te Ajaksi por nuk kishte kryer ekzaminimet e nevojshme, të cilat i kreu vetëm te Dortmundi aty ku u zbulua edhe sëmundja e tij.

Sipas rregullores nëse klubi holandez dhe lojtari do të ishin në dijeni të sëmundjes përpara nënshkrimit të marrëveshjes, Dortmundi do ti rifitonte 31 milionët e paguar mbrapsht, por në këto kushte shifra mbetet te Ajaksi.

Përsa i përket pagës së lojtarit te klubi ai nuk ka të drejtë ta përfitojë atë sepse ligjet gjermane theksojnë se një kontratë duhet të jetë aktive prej 4 javësh për të përfituar pagën në rast sëmundje me kontratën e Haller që ishte aktive vetëm prej dy javësh në çastin kur u zbulua sëmundja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat