Campos humb durimin

Futboll

Campos humb durimin

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 19:24
Campos humb durimin

Sipas së përditshmes franceze L’Equipe, kampionët në fuqi të Ligue 1 duket se janë hedhur në sulm për Nordi Mukiele, mbrojtësi i Leipzig-ut.

Vendimi duket se është marrë nga Luis Campos pas ngadalësimit të negociatave me Inter-in për të siguruar shërbimet e Milan Skriniar.

Pikërisht në këto orë, zikaltrit janë tërhequr. Në mungesë të një oferte më të mirë nga kryeqyteti francez, sllovaku mund të qëndrojë në Milano.

Kërkesa e milanezëve është shumë e lartë sipas Campos, ë duket se ka vendosur ta përforcojë repartin me një futbollist tjetër. 24-vjeçari mund të merret për rreth dhjetë milionë euro (kontrata e tij me Leipzig skadon në më pak se një vit).

Kështu, Paris Saint-Germain nuk ka ndërmend të presë Inter-in, por ky operacion nuk përjashton mundësinë që klubi francez të bëjë një ofertë të re për sllovakun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat