Ish-futbollisti i Napolit parashikon

Futboll

Ish-futbollisti i Napolit parashikon

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 19:51
Ish-futbollisti i Napolit parashikon

Ezequiel Lavezzi, ish-futbollisti i Napolit së fundmi është rikthyer të flasë për kampionatin italian.

Argjentinasi që në kohën e tij u shndërrua në një nga lojtarët më të rëndësishëm për të kaltrit dhe që ishte shumë i dashur nga ana e tifozerisë së qytetit, thekson se në sezonin e ardhshëm të Serisë A, sheh favorit Interin dhe më pas Juventusin.

“Inter është favorit për titullin, menjëherë pas zikaltërve do të vemdosja Juventusin që gjithashtu është përforcuar. Ndërsa, sa i takon Napolit është ende pak mbrapa në një moment negative sepse skuadra është duke kaluar një periudhë tranzicioni dhe ka pasur shumë ndryshe.

Do të më pëlqente që Napoli të kishte mbajtur në organikë Mertens, ndërsa sa i përket Osimhen ai më ngjason në disa pikë por sigurisht që shënon më shumë se unë. Kjo edhe sepse unë luaja më i tërhequr”, shprehet Lavezzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat