Tallen me Vllazninë dhe Laçin, Rumania bëhet gazi i botës: Arbitri i tregon kartonin e kuq shoferit të autobusit

Futboll

Tallen me Vllazninë dhe Laçin, Rumania bëhet gazi i botës: Arbitri i tregon kartonin e kuq shoferit të autobusit

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 19:58
Tallen me Vllazninë dhe Laçin, Rumania bëhet gazi i botës: Arbitri i tregon kartonin e kuq shoferit të autobusit

Petrolul humbi ndaj Voluntarit 0-1 në javën e parë të sezonit të ri në elitën e Rumanisë. Menjëherë pas fishkëllimës së fundit, gjyqtari kryesor i ndeshjes, George Gaman ka shkaktuar një moment komik, duke i treguar kartonin e kuq drejtuesit të autobusit.

Skuadra vendase u ankua për dy vendime të dyshimta të arbitrit.

Në minutën e 22-të u anulua një gol për pozicion jashtë loje, për të cilin besojnë se ishte inekzistent dhe më pas u akordua një penallti të dyshimtë në favor të mysafirëve në minutën e 92-të.

Në fund mbërriti momenti për debatet e ashpra me arbitrin, i cili më pas nxori kartonin e kuq dhe ia tregoi…drejtuesit të autobusit të Petrolul, i ulur pranë pankinës së ekipit të tij. Së shpejti, në kurriz të arbitrit të hutuar nisën batutat e ndryshme dhe njëri prej tifozëve pyeti: “Pra, kush do ta drejtojë autobuzin ndeshjen e radhës nëse shoferi pezullohet?”.

Një histori kjo jo pak komike që duhet t’ju mjaftojë rumunëve për të parë veten e tyre, përpara se të paragjykojnë të tjerët siç ndodhi me Lacin në vitin e shkuar dhe me Vllazninë në këtë vit, për shkakun e përballjeve me Craiovan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat