Llapi pret në Zahir Pajaziti skuadrën e Dukagjinit

Futboll

Llapi pret në Zahir Pajaziti skuadrën e Dukagjinit

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 12:51
Llapi pret në Zahir Pajaziti skuadrën e Dukagjinit

Llapi dhe Dukagjini kanë aranzhuar një ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve para fillimit të edicionit të ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Sfida kontrolluese do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 19:00 nën ndriçimin e reflektorëve në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit llapjan në rrjetet sociale.

“Ndeshja e parë kontrolluese përgatitore për edicionin e ri të Superligës do të zhvillohet të shtunën nga ora 19:00, nën ndriçimin e reflektorëve të Stadiumit “Zahir Pajaziti” ndaj skuadrës së Dukagjinit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat