Dështon oferta e Contes

Futboll

Dështon oferta e Contes

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 19:28
Dështon oferta e Contes

Oferta e Tottenham 30 milionë euro plus kartonin e Joe Rondon për yllin e Roma-s, Nicolo Zaniolo, duke se ka dështuar, sipas mediave.

Ylli italian është një objektiv i klubit londinez prej shumë kohësh. Sipas Calciomercato, Spurs janë interesuar për lojtarin që nga koha kur Mourinho ishte trajner.

Tani është Conte në drejtim të Tottenham dhe Mourinho është trajneri i Zaniolo-s te Roma. Spurs janë përpjekur ta marrin me një ofertë prej 30 milionë eurosh dhe kartonin e uellsianit Joe Rodon.

Megjithatë, oferta është refuzuar nga klubi italian. Roma duket se preferon që në marrëveshje të përfshihet një qendërmbrojtës.

Gjithashtu, ata besojnë se vlerësimi i Zaniolo-s është më i lartë se oferta e bërë nga anglezët, pavarësisht se lojtari ka vetëm dy vite në kontratë.

Londinezët, nga ana tjetër, ngurrojnë të paguajnë një shumë të lartë për një lojtar që ka aptur probleme me dëmtimet në gju në vitet e kaluara.

Conte ka marrë gjashtë lojtarë të rinj deri tani në skuadrën e tij këtë verë. Fraser Forster, Ivan Perisic, Yves Bissouma, Richarlison, Lenglet dhe Djed Spence janë transferuar te Spurs.

Tifozët shpresojnë për një ose dy përforcime të tjera para mbylljes së merkatos. Ndeshja e tyre hapëse për sezonin e ardhshëm do të jetë 6 gushtin e ardhshëm kundër Southampton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat