Flet “heroi” i Vllaznisë: Kemi treguar se dimë të luajmë

Futboll

Flet “heroi” i Vllaznisë: Kemi treguar se dimë të luajmë

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 23:10
Flet “heroi” i Vllaznisë

Ardit Hoxhaj u bë sërish protagonist për Vllazninë. Sulmuesi vlonjat erdhi nga pankina dhe gjeti golin e barazimit për shkodranët ndaj rumunëve të Universitateas së Craiovës, në sfidën e vlefshme për turin e dytë eliminator të Conference League.

Në përfundim të sfidës sulmuesi kuqeblu u shfaq i kënaqur që skuadra shmangu humbjen dhe optimist se në Rumani mund të provojnë barazimin.

“E nisëm ndeshjen me shumë autoritet, por u ndëshkuam nga një episod i pafat si penalltia. Megjithatë reaguam mirë dhe shmangëm humbjen, ndërsa javën e ardhshme do të luajmë shanset tona në Rumani.

Ne kemi treguar se dimë të luajmë futboll ndaj çdo kundërshtari, ndaj shpresoj që me pak fat t’ia dalim”. U shpreh vlonjati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat