Liria vazhdon me përforcime

Futboll

Liria vazhdon me përforcime

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 23:40
Liria

Të enjtën kryetari i KF Liria nga Prizreni, Qemal Krasniqi, nënshkroi me futbollistët Visar Berisha dhe Diellor Beseni, që të jenë pjesë edhe për një edicion me Lirinë.

Ditë më parë skuadra e Lirisë vazhdoi bashkëpunimin edhe për një vit me portierët Drilon Hodaj e Dalyan Hawes, futbollistët Blendi Memaj, Astrit Berisha, dhe nga ekipi i juniorëve me disa të rinjë perspektiv.

"Ndërkohë, ka dhe futbollistë nga klubet kosovare, Maqedonia e Veriut e nga diaspora.

Disa nga ta shumë cilësor, që janë afër arritjes së marrëveshjes e disa ende po testohen.

Të gjitha këto prurje, do të bëhen publike ditët në vijim.

Ndërkaq, afër arritjes së marrëveshjes janë me kapitenin Robert Gjeraj e zëvendësin e tij, Valon Bytyqi.

Ndryshe, Liridon Fetahaj, Fitim Susuri e Blerim Sahitaj, janë të lidhur me kontratë edhe më tutje dhe janë pjesë e klubit", njofton KF Liria.

" Duke parë punën dhe angazhimin e shtabit teknik në krye me trajnerin Xhengis Rexhepi si dhe me ruajtjen e fondit kyq të lojtarëve dhe prurjet cilësore, Liria ka vetëm një synim, inkuadrimin në Superligë.

Shpresojmë shumë që të arrijmë objektivin", ka thënë z.Krasniqi duke kërkuar mbështetje nga të gjithë.

Gjithashtu, pronari Rahman Kiqe zotohet se pos kthimit në Superligë, shumë shpejt LIria, do të dal në arenën ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat